Lagjja e Spitalit pa rrymë prej orës 11:00, ankohen qytetarët - ja çfarë thonë nga KEDS-i
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Lagjja e Spitalit pa rrymë prej orës 11:00, ankohen qytetarët - ja çfarë thonë nga KEDS-i
KEDS
Foto Ilustruese
23/05/2026 - 17:25
Linku u kopjua

Lagjja e Spitalit në kryeqytet po përballet me mungesë të energjisë elektrike që nga ora 11:00 e paradites së sotme, raporton KosovaPress.

Në lidhje me këtë, për KosovaPress kanë thënë nga KEDS-i se kjo ka të bëjë me punimet që po zhvillohen nga kjo kompani në Prishtinë.

“Në një pjesë të madhe të kryeqytetit ka punime, prandaj edhe ka mungesë të energjisë”, thanë nga KEDS-i për KosovaPress.

Për atë se kur pritet të rikthehet energjia elektrike në pjesët të cilat po përballen me mungesë të saj, KEDS-i tha se në momentin që përfundojnë punimet, rryma do të rikthehet.

Pas situatës së krijuar, shumë qytetarë të Lagjes së Spitalit kanë shfaqur irritim në rrjete sociale për mungesën e rrymës, duke thënë se asgjë nuk e arsyeton këtë gjendje dhe këtë keqmenaxhim të situatës.

KEDS, kështu vepron gati çdo ditë edhe në qytete tjera, e cila vazhdon ta ndal rrymën për qytetarët e vendit me arsyetimet për punime të planifikuara.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026