Kurti përshëndet fitoren e opozitës, Hungaria kthen sytë nga BE-ja
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti përshëndet fitoren e opozitës, Hungaria kthen sytë nga BE-ja
Peter Magyar
13/04/2026 - 10:05
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar liderin e opozitës hungareze, Peter Magyar, për fitoren në zgjedhjet në Hungari, duke e cilësuar atë si një mbështetje për vlerat e Bashkimit Evropian.

“Urime Peter Magyar për fitoren në zgjedhje në Hungari. Kosova mirëpret mbështetjen e popullit hungarez për vlerat e Bashkimit Evropian dhe presim të bashkëpunojmë së bashku”, ka shkruar Kurti.

Sipas rezultateve paraprake, partia Tisa e drejtuar nga Magyar ka siguruar një shumicë të fuqishme parlamentare prej dy të tretash, duke fituar 138 nga 199 ulëset në parlamentin hungarez.

Ndërkohë, kryeministri aktual Viktor Orbán dhe partia e tij Fidesz kanë siguruar vetëm 55 vende, duke pësuar një humbje të thellë pas shumë vitesh në pushtet.

E vetmja parti tjetër që ka arritur të hyjë në parlament është Mi Hazánk, e cila ka fituar gjashtë ulëse.

Në përqindje, Magyar ka fituar 53.6% të votave, kundrejt 37.7% të Orbán, ndërsa e djathta ekstreme ka marrë 5.9%.

Procesi i numërimit është drejt përfundimit, me mbi 97% të votave të numëruara, duke konfirmuar një ndryshim të madh politik në Hungari.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026