Kurti ngushëllon familjet Zubaku dhe Morina për vdekjet e tre të rinjve ditët e fundit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti ngushëllon familjet Zubaku dhe Morina për vdekjet e tre të rinjve ditët e fundit
Albin Kurti-Mbledhja e Qeverise se Kosoves-22 maj 2026h-Laura Hasani
24/06/2026 - 10:09
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë u ka shprehur ngushëllime familjeve Zubaku për vdekjen e dy vajzave në një aksident rrugor në Gjermani dhe Valmir Morinës në vendin e tij të punës në Prizren.

Kurti tha se është i pikëlluar nga këto vdekje tragjike të tre të rinjve në dy raste të ndryshme.

“Jam thellësisht i pikëlluar nga vdekja tragjike e tre të rinjve tanë në dy raste të ndryshme ditëve të fundit. Motrat Erza dhe Aulona Zubaku në një aksident rrugor në Gjermani dhe Valmir Morina në vendin e tij të punës në Prizren. Në emrin tim dhe të qeverisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet Zubaku nga komuna e Kamenicës dhe familjen Morina nga Malisheva”, tha Kurti, raporton KosovaPress.

Kjo ishte mbledhja e parë e Qeverisë së Kosovës e mbajtur në mënyrë fizike që prej zgjedhjeve të 7 qershorit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026