Marco Rubio, numri tre i Amerikës fotografohet me dy fëmijë kosovarë në festën e pavarësisë së SHBA
3-Third
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Marco Rubio, numri tre i Amerikës fotografohet me dy fëmijë kosovarë në festën e pavarësisë së SHBA
rubio-femijet
06/07/2026 - 10:04
Linku u kopjua

Dy fëmijë kosovarë patën fatin e rrallë që të fotografohen me sekretarin amerikan të shtetit, Marco Rubio, në festën më të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara, përvjetorin e pavarësisë së saj.

Ata janë djemtë e ambasadorit të Kosovës në Washington, llir Dugolli.

Faqja e ambasadës së Kosovës në Amerikë e ka publikuar foton e Rubios me kosovarët e vegjël, të dielën, më 5 korrik.

“Ambasadori Dugolli kishte kënaqësinë të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në këtë njoftim, transmeton KosovaPress. ‘Ishte nder i veçantë t’u bashkohej miqve amerikanë në shënimin e këtij përvjetori historik dhe në kremtimin e vlerave mbi të cilat u themeluan Shtetet e Bashkuara”.

Me rastin e festës së madhe të 250 vjetorit të pavarësisë së vendit të tij, Rubio ka bërë një deklaratë ku ka thënë se beson që Amerika do të vazhdojë edhe për kaq vjet të jetë shteti më i fortë në botë.

“Amerika është një komb i jashtëzakonshëm, sepse ne jemi një popull i jashtëzakonshëm. Me hirin e Zotit, do të vazhdojmë të jemi të tillë edhe për 250 vitet e ardhshme”, ka thënë ai. /KosovaPres/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026