Kurti në kujtim të Mon Balajt dhe Arben Xheladinit: Ne ishim njerëz që i dhunonte policia e huaj
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua
Kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe familjarë të Mon Balaj dhe Arben Xheladinit, kanë vendosur lule mbi pllakën përkujtimore që mban emrin e këtyre të fundit, në shenjë kujtimi në përvjetorin e rënies së tyre.
Në sheshin “Nënë Tereza”, ku më 10 shkurt të vitit 2007, ishin vrarë nga policia e UNMIK-ut, dy aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri tha se atë ditë po kërkonin vetëvendosje për populli.
“Thamë se na duhej shteti ynë dhe policët në shërbim të popullit. Ne kishim thënë gjithnjë se drejtësia nuk imponohet por është virtyt i yni. Me këtë dëshirë e besim dolëm me mijëra në shesh atë të shtunë të 10 shkurtit 2007. Mira ishim bashkë atë ditë dhe me qindra mijëra në vatrat e tyre. Të gjithë ne pa dallim, ne dhe ngjarja jonë e 10 shkurtit, bashkë me ne jemi të përfaqësuar nga këta dy emra. 10 shkurti ishte ngjarja e republikës kur mblidhemi këtu mblidhemi për të treguar çka na mësoj dita e republikës atë ditë. Ne thamë atëherë se drejtësia nuk jepej me copa. Ne ishim njerëz që nuk i mbron ligji por vetëm i dhunon policia e huaj”, tha ai.