Kurti: Me presidentin francez diskutuam për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe raportet me fqinjin verior
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti: Me presidentin francez diskutuam për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe raportet me fqinjin verior
Kurti 20 mars 26
30/03/2026 - 09:49
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti tha gjatë takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron kanë diskutuar për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe raportet me fqinjin verior të Kosovës.

Gjatë drekës së punës, pasditen e së premtes, Kurti tha se për rreth dy orë në Pallatin Elysee kanë diskutuar për temat e integrimit, të sigurisë, mbrojtjes dhe ekonomisë së vendit.

“Pasditen e së premtes isha mysafirë i presidentit të Francës, Emanuel Macron, me një takim dhe drekë pune në Pallatin Elysee. Pritja e përzemërtë u përcoll me një diskutim të thellë e të sinqertë për rreth dy orë, që u përqendrua në tema të bashkëpunimit dhe të integrimit, të sigurisë e të mbrojtjes si dhe të ekonomisë e të zhvillimit. Me presidentin Macron biseduam për rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në organizata të tjera ndërkombëtare. Pastaj për rolin e rëndësishëm e të vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, për bashkëveprimin me aleatët veriatlantik dhe për sigurinë rajonale në Ballkan”, deklaroi ai.

Gjatë adresimit të tij para kabinetit qeveritar, Kurti theksoi se angazhimi i miqve francezë në përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 është tejet i rëndësishëm.

“Forcimi i kapaciteteve mbrojtëse dhe raportet me fqinjin verior të Kosovës ishin çështje të cilat në kontekst të sigurisë së vendit tonë i diskutuam me presidentin francez. Organizimi i forumeve të reja të bizneseve Kosovë-Francë si vijimësi e atij që u mbajt suksesshëm muajin e kaluar këtu në Prishtinë si dhe planet dhe investimet në edukim ishin gjithashtu tema të takimit. Roli mbështetës dhe angazhimi i miqve francezë në përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 në vendin tonë është tejet i rëndësishëm”, shtoi ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026