Punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër po vazhdojnë
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër po vazhdojnë
uraa
28/06/2026 - 17:33
Linku u kopjua

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit vazhdon zbatimin e projekteve strategjike që forcojnë lidhjen ndërmjet qytetarëve dhe krijojnë kushte për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në të gjithë vendin.

Sipas një njoftimi nga kjo ministri, punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër po realizohen sipas planit, duke krijuar një lidhje të re ndërmjet veriut dhe jugut të Mitrovicës, me ndikim të drejtpërdrejtë në lëvizjen e qytetarëve, qarkullimin dhe zhvillimin ekonomik në të dy anët e lumit.

“Përmes investimeve në infrastrukturë, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po kontribuon në ndërtimin e një Kosove më të lidhur, më funksionale dhe me më shumë mundësi zhvillimi për të gjithë qytetarët. Vazhdojmë me punë konkrete në shërbim të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026