Dështojnë negociatat, Vance: SHBA-të dhe Irani nuk arrijnë marrëveshje
Bota
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Dështojnë negociatat, Vance: SHBA-të dhe Irani nuk arrijnë marrëveshje
DJ
12/04/2026 - 07:36
Linku u kopjua

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance thotë se SHBA-të dhe Irani nuk kanë arritur një marrëveshje pas bisedimeve të paqes me rrezik të lartë në Islamabad të Pakistanit, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Vance thotë se Irani zgjodhi "të mos i pranonte kushtet tona", duke shtuar se SHBA-të duhet të shohin një "angazhim themelor" nga Teherani për të mos zhvilluar armë bërthamore.

Ministria e Jashtme e Iranit thotë se bisedimet ishin “intensive” dhe i bëri thirrje Uashingtonit të përmbahet nga “kërkesat e tepërta dhe të paligjshme”.

Kishte një ndjenjë të dukshme zhgënjimi nga rezultati i këtyre bisedimeve, shkruan BBC.

Më parë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se “nuk ka rëndësi” për të nëse arrihet një marrëveshje dhe “pavarësisht se çfarë ndodh, ne fitojmë”.

Ndërsa Izraeli vazhdon të godasë objektivat e Hezbollahut, kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se dëshiron një marrëveshje paqeje me Libanin që "do të zgjasë" - ai shton se fushata e Izraelit kundër Iranit "nuk ka mbaruar ende".

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026