Kurti: Gazin amerikan synojmë ta marrim përmes portit e termocentralit të Vlorës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti: Gazin amerikan synojmë ta marrim përmes portit e termocentralit të Vlorës
Kurti12
15/07/2026 - 16:09
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bëri me dije se qeveria e ka në plan përdorimin e gazit të lëngshëm amerikan.
Veçse tha se kjo synohet të bëhet përmes portit detar, e jo me gazsjellës.

“Dhe po shqyrtojmë mundësinë për të përdorur gazin e lëngëzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes bashkëpunimit me Shqipërinë në termocentralin e Vlorës”, tha ai, gjatë ceremonisë së fillimit të ndërtimit të Parkut Solar Fotovoltaik me kapacitet prej 105 MW, në Kramovik të Rahovecit.

Projekt ky I nisur në kuadër të ankandit të parë solar të mbështetur e dizajnuar nga SHBA.

”Falënderoj qeverinë e SHBA-ve për mbështetjen në përgatitjen dhe dizajnimin e ankandit të parë solar. Ekspertiza e tyre ka ndihmuar që procesi të zhvillohet mbi praktikat më të mira ndërkombëtare dhe të krijojë besim te investitorët”, tha Kurti.

Për këtë project, tha se synon të rrisë prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme dhe të kontribuojë në forcimin e sektorit energjetik të Kosovës.

“Përtej rritjes së prodhimit vendor, ky projekt ka domethënie të veçantë edhe për raportin tonë me mërgatën. Kompania udhëheqëse e konsorciumit, Orllati Group, është e zhvilluar në Zvicër, ku ka fituar përvojë, kapital dhe standarde pune, të cilat tani po i sjell në Kosovë me investim afatgjatë”, tha Kurti.

Ai e shfrytëzoi rastin për ta lavduar mërgatën për ndihmën e shumëanëshme dhënë Kosovës.

“Për dekada mërgata jonë ka qëndruar pranë Kosovës në momentet më të vështira. Sot po shohim gjithnjë e më shumë ndërmarrës nga mërgata që po kthehen me investime, me prodhim, teknologji dhe me vende pune. Kjo është një fazë e re dhe tej mase e rëndësishme e kontributit të saj”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026