Trump kritikon Iranin: Po bën punë të dobët në Ngushticën e Hormuzit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Trump kritikon Iranin: Po bën punë të dobët në Ngushticën e Hormuzit
Trump
10/04/2026 - 08:20
Linku u kopjua

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka akuzuar Iranin se po e lejon kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit në mënyrë të pandershme.

“Irani po bën një punë shumë të dobët, të pandershme do të thoshin disa, duke lejuar që nafta të kalojë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Ka raportime se Irani po u ngarkon tarifa cisternave që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit. Më mirë të mos e bëjnë këtë dhe, nëse po, më mirë të ndalen tani. Kjo nuk është marrëveshja që kemi”, ka shkruar Trump në rrjetin social Truth Social.

Deklarata e tij vjen në një moment tensionesh të vazhdueshme në rajon, ku kjo rrugë ujore përbën një nga arteriet më të rëndësishme për transportin global të naftës. Çdo ndërhyrje në lirinë e lundrimit në këtë zonë ka potencial të ndikojë drejtpërdrejt në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Sipas raportimeve të verifikuara nga BBC Verify, të paktën nëntë anije kanë kaluar gjatë të enjtes në këtë kanal strategjik. Ndërkohë, zëdhënësja e Trump kishte deklaruar më herët se presidenti kishte hedhur si ide edhe mundësinë e rritjes së të ardhurave nga anijet që kalojnë në këtë ngushticë, transmeton KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026