Kurti emëron Driton Hysenin zëvendësministër të Mjedisit
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti emëron Driton Hysenin zëvendësministër të Mjedisit
Ish deputeti i Vetëvendosje, Driton Hyseni është emëruar zëvendësministër i Mjedisit.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra e kryeministrit.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar z. Driton Hyseni në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, thuhet në një njoftim zyrtar. “Kryeministri në detyrë Kurti e uroi z. Hyseni për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”.
Javën e kaluar Hyseni bëri me dije se nuk është përfshirë në listën e Vetëvendosjes për deputet pasi do të ketë angazhim në qeveri.
“Angazhimi im do të vazhdojë në kuadër të pushtetit ekzekutiv të Republikës së Kosovës, si vijimësi e rrugëtimit dhe betejave tona të përbashkëta për Kosovën”, ka shkruar ai në Facebook, më 22 maj. /KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.