Kurti: Dita e Gruas na e kujton se barazia thërret për veprim, përgjegjësia është e përbashkët
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti: Dita e Gruas na e kujton se barazia thërret për veprim, përgjegjësia është e përbashkët
AlbinKurti
08/03/2026 - 13:57
Linku u kopjua

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti përmes një urimi për Ditën e Gruas, ka thënë se 8 marsi kujton se barazia thërret për veprim.

Ai ka shtuar se në Kosovë, gratë po fuqizohen përmes punësimit, mbështetjes ekonomike dje rritjes së tyre në vendimmarrje.

“Dita Ndërkombëtare e Gruas na e kujton se barazia thërret për veprim. Në Kosovë po fuqizojmë gratë përmes punësimit, mbështetjes ekonomike, rritjes së pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje dhe luftës kundër dhunës me bazë gjinore. Mbi 12 mijë gra të mbështetura në punësim, rritje e pronësisë së grave dhe mekanizma më të fortë mbrojtjeje janë hapa konkret drejt barazisë në vendin tonë, ashtu që  të drejtat e grave mos të mbeten vetëm në ligje dhe deklarata – por të garantohen me drejtësi reale, në jetën e përditshme kolektive, në përvojën individuale të secilës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij, barazia nuk është vetëm premtim – është veprim. “Dhe ky angazhim vazhdon.”

“Urime Ditën Ndërkombëtare të Gruas – barazia është punë dhe përgjegjësi e përbashkët!”, ka përfunduar Kurti.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026