Kurti mori pjesë në edicionin e 8-të të festivalit “Mitrovica Guitar Days”
Kulturë
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kurti mori pjesë në edicionin e 8-të të festivalit “Mitrovica Guitar Days”
Kurti14
14/06/2026 - 23:00
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Edicionin e 8-të të festivalit “Mitrovica Guitar Days”, i cili po mbahet në Mitrovicë dhe mbledh artistë dhe kitaristë të njohur ndërkombëtarë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeministri në detyrë Kurti tha se festivali Mitrovica Guitar Days, tashmë është shndërruar në një pikë të rëndësishme takimi për artistë, studentë dhe adhurues të muzikës nga Kosova, rajoni dhe më gjerë.

“Festivali nuk ishte vetëm një seri koncertesh. Ai është një investim në edukimin estetik, në zhvillimin e të rinjve dhe në promovimin e Kosovës si një vend i cili e vlerëson kulturën, talentin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Çdo student i cili mori pjesë në masterklasa, çdo garues që u ngjit në skenë dhe çdo i ri i cili u frymëzua nga këto ditë muzike, është pjesë e suksesit të këtij festival”, citohet Kurti në komunikatë.

Kryeministri vlerësoi se Kosova ka nevojë për më shumë ngjarje të këtilla, sepse kultura dhe arti siç tha si janë ndër ambasadorët tanë më të mirë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026