Kurti dhe Hovenier nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar
Lexohet për: 1 min.
K H
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, kanë nënshkruar marrëveshje mbi masat e sigurisë, me qëllim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar. 

Kurti tha se koncepti i sigurisë kombëtare është udhërrëfyes i qeverisjes së përgjegjshme.

"Siguria kombëtare është e drejtë dhe nevojë. Ajo përkthehet në vullnetin dhe obligimin e qeverisë të merr vendime me të cilat garantohet pavarësia, sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit. Mbrojtja e tillë e informacionit parashihet me ligj dhe siguron mbrojtje përderisa interesi kombëtar dikton një gjë të tillë", tha Kurti.

Ai shtoi se kjo marrëveshje parasheh veprimet e të dy palëve në raport me informacionin e humbur, mënyrën e asgjësimit të informacionit të klasifikuar, e ndarjes së tij në raport me palët e autorizuara.

Edhe ambasadori Hovenier tha se kjo marrëveshje çon përpara aftësinë e Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, përmes shkëmbimit të informatave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025