Partia Demokratike e Kosovë e ka mbajtur tubimin në Malishevë në ditën e pestë të fushatës.
Organizatori i këtij tubimi, kryetari i degës së PDK-së në Malishevë, Mevludin Mazreku, tha se qytetarët e kësaj komune gjithmonë kanë ditur të rreshtohen në anën e duhur të historisë.
Qytetarëve të Malishevës iu drejtua edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, i cili u shpreh se është një konstatim i përgjithshëm se Kosova është në krizë. Ai po ashtu kritikoi edhe përdorimin e fëmijëve në fushata.
Më tej, Hamza premtoi se me të kryeministër do të rriten pagat prej 50 përqind dhe se nuk do të ketë më pensione nën 300 euro.Në fund, ai tha se gjatë qershorit, PDK-në e presin dy ngjarje të mëdha, fitoren në zgjedhje dhe lirimin e katërshes së UÇK-se, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
“Në qershor pres që të ndodhin dy ngjarje të mëdha për PDK-në. Që më 7 qershor të fitojë PDK-ja dhe pas pak ditësh, vendimi lirues për liderët tanë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhën”, tha ai.