Kur pritet të përfundojë numërimi i votave?
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kur pritet të përfundojë numërimi i votave?
votat
05/03/2025 - 14:53
Linku u kopjua

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe votimi i personave me nevoja të veçanta.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha për KosovaPress se ky proces pritet të përfundojë të mërkurën në mbrëmje.

Në QNR po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe votimi i personave me nevoja të veçanta. Po planifikojmë që ky proces të përfundojë sot, në mbrëmje”, tha ai, shkruan KosovaPress.

Sipas të dhënave të përditësuara të KQZ-së më 4 mars në ora 23:02, deri më tash janë numëruar 78.57 për qind e votave me kusht.

Te votat me kusht prin Lëvizja Vetëvendosje me 40.21 për qind, apo 2 mijë e 634 për qind vota.

E dyta në renditje është Partia Demokratike e Kosovës me 18.11 për qind apo 1 mijë e 186 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.54 për qind apo 887 vota, raporton KosovaPress.

Lista Serbe në votat me kusht ka marrë 11.37 për qind apo 745 vota, derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në koalicion me Nismën, kanë marrë 6.21 për qind apo 407 vota.

Ndërkaq, të martën ka përfunduar edhe numërimi i votave të ardhura përmes postës./KosovaPress

https://kosovapress.com/keto-jane-rezultatet-nga-numerimi-i-78-57-per-qind-e-votave-me-kusht


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026