Dhimbje në Deçan: I jepet lamtumira e fundit Rifat Stojkajt
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Dhimbje në Deçan: I jepet lamtumira e fundit Rifat Stojkajt
Rifat Stojkaj12
12/05/2026 - 18:32
Linku u kopjua

Në varrezat e fshatit Lloqan të Komunës së Deçanit ju dha lamtumira e fundit Drejtorit të Bujqësisë, Rifat Stojkaj  cili humbi jetën tragjikisht në një aksident të ndodhur të dielën në këtë fshat.

Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, kolegë, qytetarë të shumtë, si dhe përfaqësues institucionalë e politikë, ndër ta edhe kryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, si dhe zyrtarë të tjerë komunalë.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ndarja e hershme e Rifatit ka prekur të gjithë ata që e kanë njohur dhe bashkëpunuar me të, duke shtuar se kujtimi për të do të mbetet i përhershëm.

“Sot jemi të gjithë një, jemi të gjithë ata që po ndjejmë dhimbje për një djalë vërtet me vlerat ma të mira e të një njeriu në radhë të parë, të një kolegu të mirë, të një shembulli të mirë. Na ka prek shumë kjo ndarje e hershme e Rifatit, po ndarja nga ne, do t’i ruajmë kujtimet ma të mira, do t ‘qëndrojmë me njëri-tjetrin. Zoti në xhenet e familje bëhuni me forcë. Po ashtu në këtë ditë si koleg që e kam pasur, kam nderin me ja dedikua dekoratën me vlerësim në Zot, atdhe e shtet, për shërbim që i ka bë ndaj qytetarëve, Deçanit, pa dyshim komunës, por njëkohësisht edhe në Aleancë ku e kishim koleg të veçantë. I përjetshëm kujtimi për Rifatin”, deklaroi Haradinaj.

Pas ceremonisë së varrimit, familjarët vendosën lule pranë varrit të të ndjerit, ndërsa me emocione e lot u kujtua jeta dhe kontributi i tij.

Imami i fshatit në emër të familjes, bëri të ditur se e pamja do të mbahet dy ditë, duke filluar nga dita e nesërme, nga ora 08:00 deri në ora 12:00.

Në një atmosferë dhimbjeje dhe pikëllimi, Komuna e Deçanit ka mbajtur sot edhe një mbledhje komemorative në kujtim të drejtorit të Bujqësisë, Rifat Stoçkaj, i cili u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare, raporton KosovaPress.  


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026