Kupa e Italisë, ja kur zhvillohet finalja Inter - Lazio
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kupa e Italisë, ja kur zhvillohet finalja Inter - Lazio
Finalja e Kupës së Italisë për edicionin aktual do të zhvillohet më 13 maj, ku për trofeun do të përballen Interi dhe Lazio në stadiumin “Olimpico” në Romë.
Interi siguroi kualifikimin pas një rikthimi dramatik në gjysmëfinale, duke mposhtur Comon me rezultat 3-2 në ndeshjen e kthimit, pasi sfida e parë kishte përfunduar pa gola. Ndërkohë, Lazio kaloi Atalantën vetëm pas gjuajtjeve të penalltive, në një përballje shumë të luftuar.
Heroi i Lazios në këtë sfidë ishte portieri i ri Edoardo Motta, i cili priti katër penallti radhazi, duke i siguruar ekipit të tij një vend në finale.
Ndeshja vendimtare do të luhet në stadiumin “Olimpico”, që njëkohësisht është edhe shtëpia e Lazios, duke i dhënë kësaj skuadre një avantazh të lehtë. Trofeu do të vendoset pas 90 minutash, ndërsa në rast barazimi do të luhen vazhdimet dhe, nëse është e nevojshme, penalltitë.
Lazio ka fituar shtatë herë Kupën e Italisë, me triumfin e fundit në vitin 2019, ndërsa Interi numëron nëntë trofe, ku i fundit daton në vitin 2023.
KosovaPress