Padel Arena bëhet partner i Kampeve Verore në BONEVET
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Padel Arena bëhet partner i Kampeve Verore në BONEVET
Padel Arena Prishtina ka zyrtarizuar bashkëpunimin me BONEVET Prishtina, duke u bërë pjesë e edicionit të 10-të të Kampeve Verore.
Përmes këtij partneriteti, fëmijët do të kenë një mundësi të veçantë për t'u aktivizuar në sport gjatë sezonit veror.
Organizatorët u shprehën mjaft të kënaqur me këtë arritje:
"Jemi të lumtur të njoftojmë se Padel Arena Prishtinë i'u është bashkuar edicionit të 10-të të Kampeve Verore në BONEVET Prishtina si partner mbështetës."
Sipas njoftimit, ky bashkëpunim do të sjellë aktivitete të rregullta sportive çdo javë, duke u fokusuar tek edukimi dhe shëndeti i fëmijëve:
"Përmes këtij bashkëpunimi, çdo të mërkurë fëmijët pjesëmarrës në kampet verore do të kenë mundësinë të njihen me sportin e padelit dhe të përfshihen në aktivitete sportive që promovojnë jetesën e shëndetshme, punën në ekip dhe zhvillimin e aftësive sociale."
Synimi kryesor i këtij projekti mbetet kombinimi i argëtimit me zhvillimin fizik dhe social në një ambient të përshtatshëm:
"Ky partneritet synon t'u ofrojë fëmijëve përvoja të reja, duke kombinuar aktivitetin fizik, bashkëpunimin dhe argëtimin në një mjedis të sigurt dhe profesional."
Në mbyllje, BONEVET Prishtina ka shprehur mirënjohjen e saj për këtë mbështetje
KosovaPress