Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës në kohën e shpalljes së pavarësisë, Hajredin Kuçi, në një intervsitë televizive tregoi pse ish-kryeministri i asaj kohe, Hashim Thaçi, e kishte shpallur pavarësinë e Kosovës para 14 vitesh.
Kuçi listoi disa arsye pse Thaçi ishte personi i duhur për ta shpallur pavarësinë. Sipas tij, ishte kuptimi juridik, pastaj Thaçi atë botë ishte njeriu më i fuqishëm politik dhe arsyeja e fundit pati të bëjë me mbështetjen që Thaçi gëzonte nga jashtë.
“E përmenda momentin juridik që është në anën e tij. E dyta ishte njeriu më i fuqishëm politik. E treta ka qenë personi i mbështetur me fuqi politike për ndryshimet që mund të bëheshin për Kosovën në kuptimin pozitiv”, ka thënë Kuçi.
Sipas tij askush s’kishte legjitimitet më shumë se Thaçi për ta shpallur pavarësinë.