Kryetari Rama i pret performuesit e gala koncertit “Dashni nga Prishtina”, u jep mirënjohje
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Kryetari Rama i pret performuesit e gala koncertit “Dashni nga Prishtina”, u jep mirënjohje
Perarim Rama - -
24/06/2026 - 13:06
Linku u kopjua

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, sonte do të mbahet gala koncerti “Kanga jonë – Dashni nga Prishtina”, i organizuar nën patronatin e Kryeqytetit.

Në këtë cilësi, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i priti paradite në takim organizatorët dhe artistët pjesëmarrës, duke vlerësuar rëndësinë e artit dhe kulturës në promovimin e vlerave të kryeqytetit.

Rama tha se koncerti organizohet për t’i dhënë një shënim të veçantë Ditës së Çlirimit të Prishtinës dhe për t’u ofruar qytetarëve më shumë art, pozitivitet dhe dashuri.

“Jemi të lumtur qe sonte po organizojmë këtë koncert nën patronatin tonë, i urojmë mirëseardhje të veçantë artistëve të Shqipërisë, që jemi bë bashkë me i dhënë një shënim datës së çlirimit të kryeqytetit, të gjitha koncertet, aktivitete janë në shënim të saj. Jemi me përkrah dhe me zgjatë dorën secili që dëshiron ta ngrisë vlerën e kryeqytetit. Qytetarët e kryeqytetit e meritojnë këtë pozitivitet dhe me art, me shumë dashni për me shënua ditën me koncert “Dashni nga Prishtina”, tha Rama.

Njëra nga organizatoret dhe performueset e koncertit, Jehona Sopi, tha se është bërë një punë e madhe për të sjellë një program artistik sa më cilësor, ndërsa interesimi i publikut ka qenë shumë i madh.

“Jemi munduar maksimalisht të bëjmë diçka të bukur, por pa përkrahjen e juaj nuk do mundeshim t’ia dalim. Ne të gjithë kemi shumë dashni me dhënë për Prishtinën, do të jemi bashkërisht. Interesimi për të pranishmit është jashtëzakonisht i madh, nuk kemi shumë ulëse por ftojmë qytetarët të rrinë në këmbë e të kërcejnë”, tha ajo.

Në koncert do të performojnë edhe artistë të njohur nga Shqipëria.

Këngëtarja Aurela Gaçe u shpreh e lumtur që rikthehet para publikut kosovar, duke theksuar se mirënjohjen më të madhe e ka marrë nga dashuria e njerëzve ndër vite.

“Ndjehem shumë mirë kur marrë mirënjohje nga shteti, por mirënjohjen më të madhe e kam marrë në të gjithë këto vite qe përformoj nga njerëzit dhe dashuria. Ndjehem shumë e lumtur sa herë marrë ftesë të jem mes publikut ne Prishtinë, kudo në Kosovë.. Jam ardhur të performojë këngë të autorëve që i kanë dhënë muzikës shqiptare dhe ky për mua është nderë”, tha Gaçe.

Rama i nderoi ata edhe me mirënjohje nga komuna e kryeqytetit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026