Kryetari i Zubin Potokut në Podgoricë para tubimit të nacionalistëve që kërkojnë tërheqjen e njohjes së Kosovës
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kryetari i Zubin Potokut në Podgoricë para tubimit të nacionalistëve që kërkojnë tërheqjen e njohjes së Kosovës
Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Milosh Peroviq, i cili ushtron funksionin e tij në kuadër të institucioneve të Republikës së Kosovës, është parë në Podgoricë në prag të tubimit të paralajmëruar nga grupe nacionaliste malazeze dhe serbe, ku do të kërkohet tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Peroviq është fotografuar në shoqëri të një grupi nacionalistësh, ndërsa tubimi është paralajmëruar të mbahet nesër në ora 11:00 në Podgoricë, transmeton KosovaPress.
Në këtë organizim pritet të marrin pjesë edhe grupe nacionalistësh serbë nga Zubin Potoku, të cilët tashmë janë nisur drejt Malit të Zi. Të njëjtit kanë publikuar video ku flasin lidhur me këtë.
Deri më tani, Peroviq nuk ka dhënë ndonjë sqarim publik lidhur me praninë e tij në Podgoricë dhe lidhjen me organizatorët e këtij tubimi, porse është
Në tubimin e nesërm, sipas njoftimeve të organizatorëve, do të kërkohet nga autoritetet e Malit të Zi që të rishqyrtojnë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nacionalistë e çetnikë serbë e malazezë kanë kërkuar nga Mali i Zi që të tërheq njohjen e Kosovës.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.