Kryetari i KQZ-së: Më së voni në orën 22:00 dalin rezultatet preliminare të zgjedhjeve
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kryetari i KQZ-së: Më së voni në orën 22:00 dalin rezultatet preliminare të zgjedhjeve
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, tha se sonte “më vonë” do t’i japin rezultatet preliminare të zgjedhjeve të sotme parlamentare.
“Rezultatet preliminare do të dalin sonte. Unë besoj që diku rreth orës 21:30 apo 22:00 maksimum do të dalim me rezultat, por do t’ju njoftojmë paraprakisht. Nuk do ta caktojë tash orën”, tha ai.
Radoniqi tha se procesi zgjedhor më 7 qershor është zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe pa incidente që do të cenonin mbarëvajtjen e tij.
Sipas të dhënave preliminare, ai tha se të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 712.148 qytetarë, ose 36.33% e trupës zgjedhore.
Për krahasim, në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025, votuan 44.99%.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.