Dita Botërore e Hemofilisë
Lexohet për: 1 min.
hemofilia
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot shënohet Dita Botërore e Hemofilisë, e cila shërben si ndërgjegjësim për hemofilinë dhe çrregullime të tjera të gjakut.

Dita Botërore e Hemofilisë filloi në vitin 1989 dhe shënohet çdo vit në nder të datëlindjes së Frank Schnabel, themeluesit të Federatës Botërore të Hemofilisë në vitin 1963.

Tema e ngjarjes këtë vit është “Qasje e barabartë për të gjithë: njohja e të gjitha çrregullimeve të gjakderdhjeve”.

Hemofilia është një grup i çrregullimeve gjenetike të trashëguara, që dëmtojnë aftësinë e trupit për të kontrolluar koagulimin e gjakut, i cili shërben për të ndaluar gjakderdhjen kur dëmtohet një enë gjaku.

Hemofilikët (njerëzit me hemofili) kanë nivele të ulëta të faktorit të koagulimit në gjak dhe gjakderdhja vazhdon për periudha shumë më të gjatë.

Vizioni i Federatës Botërore të Hemofilisë (WFH) i trajtimit për të gjithë është për një botë ku të gjithë njerëzit me çrregullime të trashëguara të gjakderdhjes kanë qasje në kujdes, pavarësisht nga lloji i çrregullimit të gjakderdhjes, gjinia, mosha ose vendi ku jetojnë. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025