Kryesuesi i ri i KPK-së: Do të mbroj interesin e sistemit prokurorial
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Kryesuesi i ri i KPK-së: Do të mbroj interesin e sistemit prokurorial
Arian Gashi
13/03/2026 - 11:23
Linku u kopjua

Arian Gashi i cili është zgjedhur kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës  gjatë elaboratit të arsyeve të tij se pse dëshiron të jetë në kryesim të KPK-së tha se gjatë mandatit të tij puna në këtë institucion do të udhëhiqet në mënyrë të paanshme.

Në mbledhjen e së premtes, Gashi tutje deklaroi se do të angazhohet për koordinim dhe bashkëpunim sa më të mirë mes Këshillit, Kryeprokurorit të Shtetit, trupave të Këshillit dhe administratës së KPK-së, në mënyrë që të realizohet mandati kushtetues dhe ligjor.

Gashi tha se nëse arrinë të jetë në krye të KPK-së do të  punojë në ngritje të transparencës dhe do të jetë më i hapur me media e shoqërinë civile, pasi siç u shpreh ai, “barrikadimi i KPK” nuk i ka bërë nder sistemit prokurorial.

“Të gjithë ne kemi qenë dëshmitarë të sfidave që është ballafaquar KPK në vitet e fundit me theks të veçantë në këto 6 muajt e fundit e që kanë cenuar pavarësinë, besueshmërinë tonë që janë parime themelore kushtetuese të funksionimit të sistemit prokurorial. Rreziku për cenimin e parimeve kryesore në bazë të cilave funksionon Këshilli ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë i madh, andaj fokusi im do të jetë në mbrojtje dhe interes të sistemit prokurorial e asnjëherë nuk do të drejtohet kah palët e ndryshme të interesit qofshin ato individuale, institucionale apo rajonale. Do të angazhohem që në mënyrë të vazhdueshme të punojmë për ruajtjen e pavarësisë sonë  duke shmangur çdo tendencë për ndërhyrje duke fuqizuar aspektin sigurues për mos ndërhyrje nga jashtë“, tha ai.

Ai shtoi se gjatë mandatit të tij do të angazhohet që puna e KPK-së të udhëhiqet mbi bazën e garancive kushtetuese, me trajtim të barabartë dhe të paanshëm.

Sipas tij, pavarësisht divergjencave, falë vendosmërisë dhe integritetit të prokurorëve reforma ka nisur dhe po zbatohet gradualisht, ndërsa për herë të parë Këshilli do të ketë përbërje të balancuar .

Pretendenti për kryesues të Këshillit, Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi tha se përmes forcimit të mekanizmave të brendshëm për verifikimin e integritetit dhe etikës së prokurorëve do të sigurohet që çdo prokuror dhe staf profesional të shmangë sjelljet që mund të vënë në pikëpyetje integritetin dhe paanshmërinë e institucionit të Prokurorit të Shteti.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026