Kosova prin globalisht në mbështetjen ndaj SHBA-së dhe kundërshtimin ndaj Kinës
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova prin globalisht në mbështetjen ndaj SHBA-së dhe kundërshtimin ndaj Kinës
Kosove ShBA, Gallup
03/04/2026 - 14:22
Linku u kopjua

Kosova renditet ndër vendet më të rreshtuara me Shtetet e Bashkuara, së bashku me Izraelin, Poloninë, Shqipërinë dhe Filipinet, duke reflektuar mbështetje të fortë publike për SHBA-në krahasuar me Kinën.

Megjithatë, sipas raportit të Gallup, Kina ka kaluar SHBA-në në vlerësimet globale të miratimit për udhëheqje në vitin 2025, me 36% miratim ndaj 31% për SHBA-në. Ky ndryshim lidhet kryesisht me rënien e imazhit të SHBA-së, e cila ka shënuar ulje të ndjeshme në 44 vende, përfshirë aleatë tradicionalë si Gjermania, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia, ndërsa Kina ka shënuar rritje në 23 vende, transmeton KosovaPress.

Në nivel vendesh, Kosova kryeson botërisht për mbështetjen ndaj politikave të SHBA-së me +64 pikë dhe njëkohësisht ka kundërshtimin më të fortë ndaj Kinës me -68 pikë. Pas saj për mbështetje ndaj SHBA-së renditen Izraeli (+57), Polonia (+47), Shqipëria (+40) dhe Filipinet (+36), ndërsa në mosmiratimin e politikave të Kinës renditja është e ngjashme.

Në anën tjetër, vendet me miratimin më të lartë ndaj Kinës janë Rusia, Pakistani, Tunizia, Singapori dhe Hong Kongu, të cilat shfaqin gjithashtu mosmiratim të lartë ndaj SHBA-së.

Gjetjet tregojnë një tendencë drejt një bote më shumëpolare, ku shtetet gjithnjë e më pak rreshtohen në mënyrë të fortë me një fuqi të vetme globale


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026