Kryenegociatori Bajrami për vrasjen e Fehmi Aganit: Ende askush s’është mbajtur përgjegjës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kryenegociatori Bajrami për vrasjen e Fehmi Aganit: Ende askush s’është mbajtur përgjegjës
agasni1234
06/05/2026 - 17:14
Linku u kopjua

Kryenegociatori i Kosovës me Serbinë dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, në përvjetorin e vrasjes së akademik Fehmi Aganit, vlerësoi ai ishte arkitekti kryesor i rezistencës paqësore dhe se vrasja e tij nuk ishte e rastësishme, por një shënjestrim i qëllimshëm i një figure kyçe që kërkonte liri e pavarësi.

“Deri më sot, asnjë person i vetëm nuk është mbajtur përgjegjës për vrasjen e tij.Nuk do ta harrojmë. Drejtësia e vonuar nuk duhet të bëhet kurrë drejtësi e mohuar”, shkroi ambasadori Bajrami.

Sot u mbushën 27 vjet nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së, Fehmi Aganit. Agani u vra më 6 maj të vitit 1999, nga forcat pushtuese serbe.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026