Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Zvicrës, Jürg Sprecher.
Kryeministri Kurti theksoi se Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës dhe shtoi se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, krahas lidhjes nëpërmjet mërgatës, janë të ndërtuara në vlera të përbashkëta, si: sundimi i ligjit, qeverisja demokratike dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
Në kuadër të programit katërvjeçar të SDC-së, Zvicra ka të zotuara për Kosovën një total prej 86 milionë eurosh, ndërsa për periudhën e re 2026-2029 janë zotuar më shumë se 64 milionë euro të tjera.
Ambasadori Sprecher uroi kryeministrin Kurti për mandatin e ri, duke theksuar se Zvicra do të punojë ngushtë me institucionet demokratike të Kosovës.Zvicra është burimi i dytë më i madh i investimeve të huaja direkte në Kosovë, ndërsa afër një e pesta e totalit të remitencave vijnë nga mërgata në këtë shtet, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.