Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullahut
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Yllka Fejzullahut
Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e varrimit të drejtores së ndjerë të Arsimit në komunën e Shtimes, Yllka Fejzullahu, e cila vdiq sot si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.
Duke u shprehur ngushëllime familjarëve, miqve, kolegëve në komunë dhe qytetarëve të Shtimes, kryeministri Kurti e kujtoi atë si dashamirëse me secilin, aktiviste të mençur dhe të palodhshme.
Kryeministri theksoi se që kur e njohu Yllka Fejzullahun ajo nuk u ndal asnjëherë së punuari dhe vepruari pa e kursyer vetën, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në angazhimin e saj në Lëvizjen Vetëvendosje, në shoqëri dhe në institucione.
Ai theksoi se vdekja e saj përbën një humbje të madhe jo vetëm për familjen, por për të gjithë vendin.
Yllka Fejzullahu ka qenë kryetare e organizatës Gratë për Vetëvendosjen, ndërsa në të kaluarën ka shërbyer edhe si këshilltare e ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe asambliste në komunën e Shtimes.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.