Ngjarjet e datës 2 korrik
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ngjarjet e datës 2 korrik
NGJARJET E DITWS
01/07/2026 - 22:10
Linku u kopjua

Në përvjetorin e 36-të të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, Kuvendi i Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit, organizojnë diskutim me disa nga delegatët e Kuvendit të atëhershëm. (Salla alternative e Kuvendit – 506, ora 8:00)

Takimi i Këshillit Ministror Joformal i Komunitetit të Energjisë. Merr pjesë ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, , shefja e Njësisë për Bashkimin Evropian, Yolanda Garcia Mezquita dhe drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski. (Objekti i Qeverisë së Kosovës, ora 9:20)

Komuna e Prishtinës organizon ngjarjen “America and Kosovo: A Freedom Story for the Next 250 Years”, me rastin e 250-vjetorit të pavarësisë së ShBA-së. Marrin pjesë profesorët amerikanë, Daniel Serwer dhe Edward Joseph, Besa Pinchotti, CEO e National Military Family Association me seli në Washington D.C.,  dhe Sgt. Maj. Mario Marquez, pjesëtar i U.S. Marine Corps që ka shërbyer në Kosovë (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00)

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest organizon tryezë me temë: “Gazi si burim i energjisë: gjendja aktuale dhe perspektiva” (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 10:00)

Agjencia e Statistikave e Kosovës organizon konferencë, publikohen dy raporte: : Projeksionet e popullsisë për Kosovën, për herë të parë edhe në nivel të komunave dhe Profilet e komunave të Kosovës. Merr pjesë edhe drejtori ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00)

Inspektorati Policor i Kosovës shënon 20-vjetorin e themelimit. Marrin pjesë ushtruesja e detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu, kryeministri në detyrë Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla (Hotel Venus, Prishtinë–Lipjan afër QMI-së, ora 11:00)

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e vlefshme për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. (Palestra “Sezai Surroi” në Prizren, ora 19:00).


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026