Kriza e pengjeve në Holandë përfundon pasi të gjithë njerëzit lirohen
Lexohet për: 2 min.
GJ6MNkxXkAAJ6UL
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Kriza e pengjeve në Holandë ka përfunduar pasi të gjithë personat e marrë peng në një kafene janë liruar, sipas policisë. Pengu i fundit është liruar dhe një person është arrestuar, tha policia në X, duke shtuar: “Nuk mund të ndajmë më shumë informacion në këtë moment”. Disa persona u mbajtën peng në një ndërtesë në qytetin Ede, në Holandën qendrore, tha policia të shtunën.

Një numër i madh policie dhe kamionësh zjarrfikës u dërguan në zonë për shkak të incidentit të marrjes peng në një kafene në Ede të Holandës. Qindra shtëpi në afërsi u evakuuan gjithashtu. Njerëzit në një kafene në qytetin Ede u morën peng dhe incidenti nuk ishte i natyrës terroriste, tha policia holandeze në një deklaratë në X. Policia u kërkoi njerëzve që të qëndrojnë larg qendrës së qytetit dhe të mos shkojnë nëpër kafene për të parë ngjarjen. Rreth 150 shtëpi në zonë u evakuuan si masë paraprake dhe njerëzit u evakuuan në një vend të sigurt, sipas deklaratës. Më herët policia njoftoi se tre pengje u liruan herët në mëngjes, por ngjarja është në vazhdim. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024