Krasniqi: Vetëvendosje të propozojë për kryeparlamentar dikë që s’ka qenë ministër
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Krasniqi: Vetëvendosje të propozojë për kryeparlamentar dikë që s’ka qenë ministër
Memli Krasniqi 13 maj 2025
19/07/2025 - 12:01
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi as nuk mohoi e as pohoi se do të votojë kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj për kryetar të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi tha se PDK-ja ka bërë të ditur se i takon partisë së parë me propozua dikë nga deputetët e saj, por që sipas tij, dikë që s’ka qenë ministër

“PDK-ja nja 50 herë ka folur për këtë punë. I takon partisë së parë me propozua dikë nga deputetët e vet që nuk ka qenë ministër, ndoshta bëjnë zgjidhje”, tha Krasniqi.

Sot, dështoi sërish tentimi i 49-të për konstitumin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Dështimi ndodhi, pasi që ashtu si herët e kaluara, me mosarritjen e formimit të Komisionit për votim të fshehtë. Vetëm 50 deputetë votuan pro këtij Komisioni.

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari theksoi se vazhdimi i seancës së radhës mbahet të hënën në orën 11:00.

“50 deputetë kanë votuar për, kundër nuk ka, abstenim nuk ka. Për sot ndërpritet seanca., vazhdon më 21 korrik në orën 11:00”, tha ai.

Vazhdimet e deritanishme të seancës për konstituimin e legjislaturës së re kanë dështuar pasi koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa nuk kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026