Krasniqi: Do të dalim fitues në zgjedhje, kemi rezerva për koalicion me LVV
Intervista
Lexohet për: 2 min.
Memli-Krasniqi-3
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, thotë se do të jenë fitues në zgjedhjet e përgjithshme që mbahen më 9 shkurt 2025.

Ai thekson për KosovaPress  se kauza e tyre zgjedhore do të jenë temat që prekin direkt qytetarët sikurse mirëqenia, ekonomia, arsimi dhe shëndetësia. Krasniqi deklaron se s’kanë vija të kuqe për koalicione me partitë politike, mirëpo kanë preferenca dhe rezerva se me kënd mund të bëjnë një qeveri të ardhshme.

Duke iu përgjigjur kritikave të pushtetit aktual se opozita s’ka kauzë për zgjedhjet e 9 shkurtit, lideri i PDK-së thotë se fokusi kryesor i tyre do të jenë në temat që iu interesojnë dhe janë preokupim i qytetarëve.

Ai akuzon kryeministrin Kurti dhe kabinetin e tij qeveritar se kanë dështuar gjatë qeverisjes së tyre.

“200 mijë njerëz e kanë lëshuar Kosovën gjatë mandatit të Kurtit. A ka me thënë që e kemi shëndetësinë më mirë, që e kemi të degraduar totalisht, a do të thotë ekonomia ka lulëzuar kur e kemi të stagnuar totalisht. A ka me thënë që arsimi është më kompetitiv për tregjet ndërkombëtarë, kur ne i kemi rezultatet më të tmerrshme në PISA dhe kështu me radhë. Ai nuk ka asnjë temë me të cilën mundet me fol ose mundet me u mburrë. Nga 160 çerdhe që i ka premtuar nuk e di a ka ndërtuar katër ende, nga krejt projektet infrastrukturore atij i ka mbetur një urë në Sarandran katër metra urë. S’ka qenë në gjendje një urë në Badoc që dy vjet ta ndërtojë, ndërkohë s’ka asnjë projekt që mundet të mburret para qytetarëve”, përfundon Krasniqi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024