PDK kritikon Qeverinë Kurti për stagnim ekonomik dhe investime të ulëta
Intervista
Lexohet për: 2 min.
2 orë më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) konsideron se Qeveria aktuale ka stagnuar pothuajse në çdo sektor të ekonomisë në Kosovë. Rritja e madhe e çmimeve tek produktet, rënia e investimeve publike, gjendja e rëndë e të bërit biznes, rënia e investimeve në sektorin privat, janë vetëm disa nga faktorët që e karakterizojnë qeverinë aktuale. Kështu thotë, Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili thekson se edhe rritja e pagave nga janari është vendim sipas tij, puro elektoral nga Qeveria Kurti.

Megjithatë, koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa thotë se me ardhjen e PDK-së në qeveri, qytetarëve të këtij vendi do t’iu kthehet mirëqenia që e meritojnë.

Mustafa në një intervistë për KosovaPress, vendimin e qeverisë për rritjen e pagave nga janari e quan vendim puro elektoral, e po ashtu thekson se rritja prej 55 euro nuk është serioze, derisa nënvizon se me PDK-në pagat në sektorin publik do të rriten për 50 për qind.

Ai derisa ka numëruar dështimet e Qeverisë Kurti, shton se gjatë këtij mandati qeverisës Kosova ka pasur nivelin më të ulët ndonjëherë të investimeve publike.

Ai derisa flet për prodhimin vendor, akuzon qeverinë aktuale për politika jo të mira për t’i ndihmuar bizneset.

Në anën tjetër, derisa flet për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, Mustafa thotë se PDK së bashku me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza ka përgatitur një program shumë praktik, që i përgjigjet në mënyrë reale sfidat me të cilat ballafaqohet vendi dhe qytetari.

Ai rëndit disa nga veprimet që do t’i ndërmerr PDK për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe vendit.

Ai ka vlerësuar po ashtu se rritja e deficitit tregtar është një dështim tjetër i kësaj qeverie, derisa potencon se të hyrat në vendin tonë po shpenzohen për të blerë mallra që vijnë nga jashtë.

https://kosovapress.com/mustafa-qeveria-kurti-ka-degraduar-ekonomine-e-kosoves

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024