KQZ-ja nesër i certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
KQZ-ja nesër i certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit
Foto Arkiv
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 8 korrik do t’i certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një përgjigje për KosovaPress, ku tha se mbledhja është thirrur për nesër pas vendosjes së Gjykatës Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion.
“Ju njoftoj se të mërkurën (8 korrik 2026, ora 11:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend dite është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 7 qershor. Mbledhja është caktuar pas vendosjes nga Gjykata Supreme për ankesat e paraqitura në këtë institucion”, tha Elezi për KosovaPress.
Gjykata Supreme këtë të marte i ka hedhur poshtë pesë ankesat që ishte duke i trajtuar në lidhje me rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Nga rezultatet përfunimdtare që i pati shpallur KQZ-ja, VV ka marrë 47.13%, PDK 19.44%, LDK 16.69% dhe AAK 6.74%
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.