KQZ-ja filloi numërimin e fletëvotimeve në ambasada dhe konsullata
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
KQZ-ja filloi numërimin e fletëvotimeve në ambasada dhe konsullata
Diaspora1234
11/06/2026 - 16:35
Linku u kopjua

Të enjten pasdite, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nisi numërimin e fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, pikërisht në përfaqësi diplomatike.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një përgjigje për KosovaPressm dha detaje për këtë  proces.

“Më 6 qershor 2026, në 30 përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës, është zhvilluar votimi për shtetasit e regjistruar paraprakisht për të votuar fizikisht në ndonjërën nga këto misione diplomatike. Nga 27 mijë e 724 shtetasit e regjistruar, kanë votuar 22 mijë e 860 prej tyre apo 82.46 për qind dhe këto fletëvotime do të përfshihen në numërim”, tha Elezi.

Zyrtarët e KQZ-së kanë vazhduar me vlerësimin e pakove të supozuara me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga votimi përmes postës që deri më tani janë sjellë në Kosovë me qëllim që të vërtetohet nëse këto pako janë dërguar nga votuesit e regjistruar për votim përmes postës.

“Deri në përfundim të ditës së mërkurë (10 qershor 2026) në procesin e vlerësimit janë përfshirë më shumë se 23 mijë e 300 pako, prej të cilave janë aprovuar 22 mijë e 601, ndërkaq janë refuzuar 755. Arsyeja më e shprehur se përse janë refuzuar këto pako është sepse në 699 raste mungon dëftesa e regjistrimit, një dokument me të dhëna unike, që votuesi i regjistruar e pranon nga KQZ”, tha Elezi.

Gjatë periudhës së regjistrimit (6 maj – 17 maj 2026) numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës ishte 104 mijë e 480 votues.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026