Hamza: PDK e konsideron tashmë të përmbyllur kontributin në procesin e zgjedhjes së presidentit
1-First
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Hamza: PDK e konsideron tashmë të përmbyllur kontributin në procesin e zgjedhjes së presidentit
Bedri Hamza 7890-
20/04/2026 - 20:24
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të PDK-së, deklaroi se kjo parti e konsideron tashmë të përmbyllur kontributin e saj në procesin e përzgjedhjes së presidentit.

“Për Partinë Demokratike, stabiliteti institucional ka qenë çështje primare dhe interes shtetëror e jo objekt negocimi për pazare politike. Përkundër kësaj qasjeje konstruktive, mungesa e vullnetit politik dhe seriozitetit institucional nga ana e pushtetit aktual po e pamundëson përsëri zgjedhjen e presidentit të ri. Rrjedhimisht, PDK konsideron të përmbyllur kontributin e saj në këtë proces”, tha Hamza.

Ai bëri të ditur se komunikimet me kryeministrin Albin Kurti kanë qenë joformale, kryesisht përmes platformës ËhatsApp dhe pa ftesë zyrtare. Ai shtoi se gjatë takimeve ka insistuar që presidenti të zgjidhet nga një kandidat i propozuar nga PDK-ja, por kjo ide nuk është pranuar.

Ai gjithashtu tregoi edhe ofertën e fundit që i është bërë nga kryeministri Kurti, e cila, sipas tij, përfshinte një marrëveshje për postin e kryetarit të Kuvendit në këmbim të votës së deputetëve të PDK-së për presidentin, duke e cilësuar atë si joserioze dhe jokushtetuese.

Lexo po ashtu
Moti sot
“Para disa ditësh është thirrur mbledhja e Këshillit Drejtues. Sot kam pranuar një komunikim nga z. Kurti në ËhatsApp, ku Partisë Demokratike të Kosovës i bëhet një ofertë. Oferta është kjo: që deputetët e PDK-së të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë dhe si rezultat i kësaj, PDK-së i ofrohet posti i kryetarit të Kuvendit, me një ndryshim që Vetëvendosjes t’i kalojë pozita e nënkryetarit të Kuvendit, të cilën aktualisht e ka PDK-ja”, tha Hamza.

I pyetur për kohën e mundshme të mbajtjes së zgjedhjeve, Hamza tha se kjo nuk është çështje preference, por e respektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Nuk është çështje preference. Ne kemi deklaruar dhe i jemi përmbajtur gjithmonë zbatimit dhe respektimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë edhe sa i përket afateve për mbajtjen e zgjedhjeve dhe ne insistojmë që ato të organizohen brenda afatit të përcaktuar”, tha Hamza.

Kanë mbetur edhe nëntë ditë deri në përfundim të afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026