Clive Marshall, ish-shefi ekzekutiv i Agjencise se Lajmeve PA Media Group në Mbretërinë e Bashkuar, i pensionuar së fundmi, është emëruar President jo-ekzekutiv i Agjencisë së Lajmeve KosovaPress, duke filluar nga 1 janari 2025.
Marshall sjell vlera të konsiderueshme për KosovaPress në një kohë kur Agjencia po përjeton rritje dhe zhvillim të shpejtë. Përvoja e tij e gjerë do të japë kontribut të paçmuar drejt arritjes së objektivave të agjencisë.
Pronari i KosovaPress, Skënder Krasniqi, është shprehur i kënaqur që Clive ka pranuar ftesën për t'iu bashkuar KosovaPress-it.
“Clive ka përvojë të madhe në industrinë globale të mediave, dhe gjatë mandatit të tij si CEO i PA Media Group, arritjet e tij përfshirë transformimin dhe rritjen” tha Krasniqi.Agjencia e Lajmeve KosovaPress është pjesë e rrjetit të Agjencive Ballkanike të Lajmeve (ABNA-SE, www.abnase.com) dhe Aleancës Evropiane të Agjencive të Lajmeve (EANA, www.newsalliance.com), duke përfunduar ciklin e saj të anëtarësimeve globale në përputhje me aspiratat e Kosovës. .
Në vitin 2021, KosovaPress priti Asamblenë e Përgjithshme të ABNA-SE për herë të parë në Kosovë, duke marrë presidencën e saj për një vit dhe duke shërbyer në bordin e saj për tre vitet në vijim.