Çmimi mestar i mishit rritet në nivelin më të lartë në dhjetë vjet
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Çmimi mestar i mishit rritet në nivelin më të lartë në dhjetë vjet
Foto Ilustruese
2 ditë më parë
Linku u kopjua

Çmimi mestar i mishit të gjedhit ka arritur rekordin e ri të ngritjes në 10 vitet e fundit në Kosovë. Çmimi mesatar për një kilogram mish gjedhi në vend ka arritur në 8.98 euro – cent në nëntor të këtij viti, një rritje prej 2 euro e 50 centë për kilogram ose 38.46 për qind më shtrenjtë krahasuar me vitin 2014, kur ky çmim ishte 6.48 euro – centë. Çmimi i mishit nëpër disa mishtore në vend ka arrit këtë vit edhe deri në 10 euro për kilogram, përcjell KosovaPress.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi mesatar i mishit të gjedhit në dekadën e fundit ka shkuar nga 6.48 euro – cent në 8.95 euro – cent për një kilogram nga viti 2014 deri më 2023.

Ky trend i rritjes së çmimeve ka vazhduar edhe gjatë muajit nëntor të këtij viti, duke bërë që ky produkt të arrijë çmimin më të lartë të regjistruar deri më tani në 8.98 euro cent.

Mishi i gjedhit është shtrenjtuar 2.9 për qind në nëntor të këtij vitit krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

https://kosovapress.com/ja-sa-eshte-rritur-cmimi-i-sheqerit-ne-10-vjet

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024