Rushiti: Dhuna seksuale gjatë luftës nuk ka pasur hapësirë e diskurs shoqëror dikur nga parlamentarët
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti ka deklaruar se dhuna seksuale gjatë luftës nuk ka pasur hapësirë e diskurs shoqëror dikur nga parlamentarët. Ajo ka përmendur seancat parlamentare të vitit 2014, ku siç tregoi ajo, gjuha e disa deputetëve për këtë kategori ishte e dhimbshme.
E nominuara për Çmimin Nobel, drejtoresha e QKRMT-së, Feride Rushiti në një diskutim publik foli për rrugën që e çoi drejt këtij nominimi nga një deputet suedez.
"Për dhunën seksuale nuk ka pasur hapësirë dhe diskurs shoqëror. Neve na kujtohen që filluam të punojmë me parlamentarët, nuk kemi mundur të flasim qysh flasim sot. Ka qenë e dhimbshme gjuha, diskursi. Verifikimet përmes gjinekologut, pastaj numrin e diskutonin...një moment e kemi ndalë televizorin", tha ajo.
Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti rrëfeu se rastet e para të grave e burrave të dhunuar seksualisht i kishte takuar mars të vitit 1998 në Kukës.
"Për herë të parë u takova me vajza dhe gra e burra që kishin përjetuar tmerret e luftës. Në një moment isha mjeke, me logjistikë, i referoja rastet për ndihme dhe gjithë këto histori të trishta që kam dëgjuar më forcuan qe kur të vie ne Kosovë te filloja dhe të hapja një organizatë ku këto gra e burra ta kenë një ambient të sigurt ku mund të flasin lirshëm për përjetimet e tyre", ka rrëfyer ajo.
Guximi i Vasfijes Grasniqit për të rrëfyer publikisht dhunimin seksual, Rushiti tha se ka pasur efekt në gjithë popullatën për të thyer paragjykimet e stigmën.