Me rastin e ditës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, Agjencia e Lajmeve KosovaPress do të realizojë një mbulim maratonik dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor, duke përcjellë në kohë reale të gjitha zhvillimet që lidhen me këtë ngjarje të rëndësishme për vendin.
Përmes lidhjeve direkte në kanalin zyrtar në YouTube, si dhe në të gjitha platformat e saj në rrjetet sociale, KosovaPress do të sjellë informacione nga terreni, konferenca nga KQZ-ja, deklarata të liderëve politikë, raportime nga qendrat e votimit dhe zhvillime të tjera që shënojnë ditën e zgjedhjeve.
Nëpërmjet këtij angazhimi të gjerë mediatik, KosovaPress synon t’u ofrojë shikuesve dhe lexuesve të saj informacion të besueshëm dhe të verifikuar gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve, duke raportuar çdo moment të këtij procesi demokratik.