Kosova ndan 100 mijë euro ndihma humanitare për Ukrainën
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova ndan 100 mijë euro ndihma humanitare për Ukrainën
mpj-e1608412023630
23/03/2022 - 11:14
Linku u kopjua

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për ndarjen e 100 mijë eurove për të ndihmuar qytetarët e Ukrainës.

Të hollat i shpërndahen shoqatës humanitare “Nënë Tereza”, e cila do të merret organizimin/blerjen e produkteve "Made in Kosova",  të cilat më pas përmes transportit rrugor do të nisen për në Ukrainë.

Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla ka thënë se Kosova është shtet që e kupton luftën për liri dhe drejtësi, dhe kupton secilin qytetarë që detyrohet të braktisë shtëpinë e tij për shkak të agresorit.

“Republika e Kosovës nëpërmjet kësaj ndihme simbolike shpreh solidaritetin dhe përkrahjen për popullin e Ukrainës”, ka thënë Gërvalla.

Me inicimin e MPJD-së, qeveria ka pezulluar vizat për qytetarët e Ukrainës, ka ndarë mjete financiare edhe për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas, dhe gjithashtu Kosova i është bashkëngjitur të gjitha vendimeve sanksionuese që BE dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë vendosur Rusisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026