Kosova mund të ftohet nga FIFA në play-off emergjent për Botërorin 2026
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova mund të ftohet nga FIFA në play-off emergjent për Botërorin 2026
15/04/2026 - 18:08
Linku u kopjua

Sipas raportimeve nga Seasiagoal, FIFA po konsideron një "play-off" emergjent ndër-konfederal në rast se Irani tërhiqet përfundimisht nga gara për shkak të tensioneve gjeopolitike.

Formati i përfolur përfshin një përballje mes dy kombëtareve nga UEFA dhe dy nga AFC për një vend të fundit të zbrazur, një skenar ky që ka rihapur shpresat për shumë përfaqësuese që mbetën jashtë fazës finale.

Për Kosovën, kjo shihet si mundësi e artë pas një rrugëtimi kualifikues sa dramatik, aq edhe krenar.

Ndonëse humbja kundër Turqisë e preu mundësinë për kualifikim direkt, "Dardanët" dëshmuan forcën e tyre duke mposhtur emra të mëdhenj si Suedia, Sllovakia dhe Sllovenia në ndeshje historike.

Ky rrugëtim i vështirë, i mbushur me fitore ndaj gjigantëve evropianë, e pozicionon Kosovën si një kandidate legjitime për të kërkuar këtë biletë të artë të minutës së fundit, duke shpresuar që suksesi në fushë të shpërblehet me një mundësi të dytë drejt SHBA, Meksikës dhe Kanadasë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026