Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova dhe Belgjika nënshkruajnë Marrëveshjen për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet penale
Geravlla1234
22/04/2026 - 19:37
Linku u kopjua

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Belgjikës, ka nënshkruar sot Marrëveshjen dypalëshe për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale me ministren e Drejtësisë së Belgjikës, Annelies Verlinden.

“Marrëveshja mes dy vendeve tona mike pritet ndër të tjera të rrisë ndjeshëm efikasitetin në luftimin e krimit transnacional, dhe njëkohësisht krijon bazën ligjore për themelimin e grupeve të përbashkëta hetimore dhe përfshin dispozita të avancuara për ngrirjen, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, shkëmbimin e provave dhe informatave, si dhe marrjen e dëshmive përmes videokonferencës, në përputhje me praktikat më moderne ndërkombëtare”, tha ministrja Gërvalla.

Përmes kësaj Marrëveshjeje, ministrja Gërvalla tregoi se do të përcaktohen qartë format dhe mekanizmat e ndihmës juridike në çështjet penale, duke përfshirë kushtet për ofrimin e ndihmës, bazat për refuzim, legjislacionin e zbatueshëm dhe procedurat që ndiqen në kërkimin dhe realizimin e kësaj ndihme.

“Ministrja Gërvalla falënderoi ministren Verlinden për mikpritjen e ngrohtë dhe bisedën konstruktive e frytdhënëse, si dhe për angazhimin e përbashkët drejt thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026