Kosova bëhet shteti i parë në Ballkan në Kartën Globale për fëmijët
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Kosova bëhet shteti i parë në Ballkan në Kartën Globale për fëmijët
Prishtinaa
Foto Ilustruese
21/04/2026 - 12:17
Linku u kopjua

Republika e Kosovës bëhet shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i pranohen angazhimet apo kërkesat në Kartën Globale për Reformën e Kujdesit për Fëmijët.

Kështu bën të ditur Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, e cila thekson se kërkesat e saja mbi 5 angazhime kombëtare (2026–2028) të ndërtuara mbi legjislacionin ekzistues për Mbrojtjen e Familjes dhe Fëmijëve, drejtuar Qeverisë së ?? Mbretërisë se Bashkuar, janë pranuar në tërësi.

“Fushat prioritare do të fuqizohen: Parandalimi i ndarjes fëmijë-familje, Shërbime të integruara familjare dhe komunitare, Zgjerimi i kujdesit familjar alternativ, Dixhitalizimi i sistemit të të dhënave dhe Forcimi i kapaciteteve profesionale”, thuhet në njoftim.

Sipas kësaj ministrie, duke u mbështetur në praktikat më të mira globale për parandalimin e ndarjes familjare, “po ndërtojmë një Kosovë ku çdo fëmijë rritet në një mjedis familjar të sigurt dhe të përkrahur”.

“Në këtë drejtim, pranimi i angazhimeve dhe kërkesave nga Republika e Kosovës, që vjen edhe si rezultat i bashkëpunimit dhe përkrahjes nga UNICEF në Kosovë, shënon një momentum të rëndësishëm në forcimin e politikave dhe mekanizmave në mbrojtje të fëmijëve dhe familjeve”, thuhet në njoftim.

Më shumë rreth Kartës Globale dhe zhvillimit të angazhimeve: https://ëëë.gov.uk/.../global-charter-on-childrens-care...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026