Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos tha të martën se siguria e Evropës është e lidhur ngushtë me stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe se Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra praktike për ta afruar rajonin ku bën pjesë edhe Kosova, më shpejt me strukturat evropiane.
Ajo bëri këtë koment pas takimit të parë ministror të ministrave të Jashtëm të Grupit të Miqve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Bratisllavë të Sllovakisë
Kos tha se BE-ja nuk mund të lejojë që boshllëqet e sigurisë të rriten në fqinjësinë e saj, teksa shtoi se në këtë situatë gjeopolitike “të çmendur”, për herë të parë ka forca të jashtme destabilizuese që duan ta shohin BE-në dhe vendet aspiruese të dështojnë në procesin e anëtarësimit dhe se ato forca mund të ndërhyjnë dhe t’i përdorin “këto vende kundër nesh”.
“Me Shqipërinë kemi hapur të gjithë kapitujt dhe shpresojmë të ecim drejt mbylljes së tyre sa më shpejt të jetë e mundur. Maqedonia e Veriut kohët e fundit ka përshpejtuar ritmin e reformave, por ambicia jonë është që i gjithë rajoni të ecë përpara. Sepse në fund të fundit, të gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian si anëtarë të barabartë, me të drejta dhe përgjegjësi të plota, të bazuara në harmonizim të plotë me ligjet dhe vlerat e BE-së”, tha Kos.Ai përmendi Shqipërinë dhe Malin e Zi si dy shembuj pozitivë që duhet ndjekur të gjitha vendet tjera të rajonit në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
"Ne mendojmë se vende si Sllovakia, Mali i Zi dhe Shqipëria mund të jenë shembull pozitiv për të gjithë popujt e Ballkanit Perëndimor se është e mundur të arrihet kjo. Ne e mbështetëm Shqipërinë në rrugën e saj, sepse është shumë, shumë e motivuar dhe kjo është prioriteti i saj, por ata ende kanë punë për të bërë", tha ai.
Kosova ka aplikuar në dhjetor të vitit 2022 për statusin e vendit kandidat në BE. Për këtë, ende nuk ka ndonjë vendim nga Brukseli.