Konvoje ushtarake në rrugët e Kosovës, FSK kërkon mirëkuptim nga qytetarët
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Konvoje ushtarake në rrugët e Kosovës, FSK kërkon mirëkuptim nga qytetarët
default
29/05/2026 - 12:47
Linku u kopjua

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se nga 31 maji deri më 5 qershor 2026 do të zhvillojë ushtrimin fushor validues “Ujku i Pamposhtur 01”.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të konvojeve ushtarake nga vendbazimet e FSK-së në drejtim të rajonit të Gjakovës, përkatësisht drejt Aeroportit të Gjakovës dhe Poligonit Ushtarak në Babaj të Bokës.

FSK ka bërë të ditur se këto lëvizje do të realizohen në kuadër të aktiviteteve të planifikuara për ushtrimin ushtarak.

Për këtë arsye, qytetarëve u është kërkuar mirëkuptim gjatë ditëve sa do të zgjasë ushtrimi, për shkak të qarkullimit të shtuar të automjeteve ushtarake në disa akse rrugore të vendit.

“E gjithë kjo lëvizje do të bëhet me qëllim të realizimit të ushtrimit, andaj kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026