Kontrollet “shkundin” tregun, konfiskohen qindra produkte të pasigurta
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kontrollet “shkundin” tregun, konfiskohen qindra produkte të pasigurta
18971cd8-7296-4527-b711-e4a547f76bcd
20/04/2026 - 11:42
Linku u kopjua

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka rritur intensitetin e kontrolleve në treg me ardhjen e stinës së pranverës, me qëllim garantimin e sigurisë së produkteve dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Sipas një komunikate të Ministrisë së Tregtisë, inspektimet janë fokusuar kryesisht në produktet e makinerisë, pajisjet personale mbrojtëse, lodrat për fëmijë dhe produkte të tjera që paraqesin rrezik potencial për shëndetin dhe sigurinë.

Gjatë kontrolleve në terren, inspektorët kanë identifikuar dhe larguar nga tregu një numër të madh produktesh të pasigurta, të cilat janë sekuestruar për shkak të mungesës së dokumentacionit teknik dhe tejkalimit të afatit të përdorimit.

Sipas IQMT-së, produktet e konfiskuara përfshijnë: 13 makina shpimi (trapanë), 5 gërryese këndore, 426 disqe për prerjen e hekurit dhe betonit, 251 jelekë sinjalizues, 114 helmeta pune, 176 maska saldimi, 11 produkte ngjyre dhe llaku, si dhe 931 lodra për fëmijë.

IQMT ka theksuar se do të vazhdojë me kontrollet në terren, duke u bërë thirrje operatorëve ekonomikë të respektojnë standardet ligjore, ndërsa qytetarët të raportojnë çdo rast të dyshuar për produkte të pasigurta.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026