Konjufca e Kurti nderojnë heronjtë, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu
Lexohet për: 1 min.
kkk
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me rastin e 34-vjetorit të rënies heroike së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu janë mbajtur homazhe në varrezat e dëshmorëve.

Me këtë rast, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca tha se dy heronjtë e kombit janë bishtarë dhe paralajmërues të luftës çlirimtare të Kosovës.

Konjufca tha se me veprat e dy heronjve çdo ditë do të edukohen brezat e rinj.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti tha se Zhitia dhe Fazliu janë sinonim i shprehjes së mirënjohur "deri në frymën e fundit". Sipas tij, të dy heronjtë punuan së bashku deri në fund të jetës së tyre, për çlirim dhe bashkim të vendit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025