Kongresistët amerikanë në takim me Kurtin
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Kongresistët amerikanë në takim me Kurtin
Foto Ilustruese
Dy kongresistë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, kanë nisur takimin me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Ende nuk dihet nëse pas takimit do të ketë prononcim për media.
Gjatë ditës së sotme, kongresistët amerikanë kanë qëndruar edhe në Presidencën e Kosovës, ku janë pritur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Dy kongresistë amerikanë, Keith Self dhe Suhas Subramanyam, kanë nisur një vizitë në Kosovë dhe rajon, ku po zhvillojnë takime me përfaqësues institucionalë dhe po informohen për çështjet e pakicave dhe zhvillimet politike në Ballkanin Perëndimor.
Self dhe Subramanyam kanë qëndruar edhe në Serbi, ndërsa kanë vizituar edhe Luginën e Preshevës.
Atje, kongresisti Keith Self theksoi se ekzistojnë probleme reale mes shqiptarëve dhe Serbisë, ndërkohë, kongresisti demokrat Suhas Subramanyam ngriti çështjen e pabarazive në arsim dhe zhvillim që prekin shqiptarët në Luginën e Preshevës, raporton KosovaPress.
Sot, delegacioni amerikan wshtw takuar edhe me U.D. presidenten Albulena Haxhiu.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.